Partia Demokratike në një përgjigje drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shprehur mosdakordësinë për kërkesën që në zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit, votimi të bëhet elektronik.
Në shkresë thuhet se PD e ka propozuar votimin elektronik që në vitin 2022, por u pamundësua nga opozita e asaj kohe, PS. Ndër arsyet e mos pranimit janë “transparenca jo e plotë lidhur me problematikat që kanë karakterizuar këtë proces; mungesë e mekanizmave efikase të adresimit të problematikave të konstatuara dhe presionin e një kohe të pamjaftueshme për implementimin efikas të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme”.
Nga ana tjetër Partia Socialiste e ka mbështetur propozimin e KQZ, ndërsa ka kërkuar që të shtohet edhe Tirana në qarqet që do të bëhet votimi elektronik.
Top Channel