Përplasjet në Kuvend/ “Ku janë ambasadorët?” Gjekmarkaj: FNSH u fut si në shtetet që sundohen nga juntat!

17/10/2024 22:57

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me kaosin e krijuar sot në Kuvend.

Ai i ka kërkuar një reagim të ndërkombëtarëve, për situatën tepër të tensionuar sot në Kuvend, ku pati edhe përplasje mes deputeteve dhe policisë.

Sipas Gjekmarkaj forcat e ndërhyrjes së shpejtë u futen në Kuvend si në shtetet që sundohen nga juntat duke cenuar integritetin e deputeteve.

Ku janë ambasadoret?

Sot ndodhi ajo që nuk imagjinohej! U kalua çdo kufi i ligjit i cili mbet si kufomë në oborrin e Kuvendit të Republikës! Policia, forcat e ndërhyrjes së shpejtë u futen si në shtetet që sundohen nga juntat në oborrin e kuvendit duke cenuar integritetin e deputeteve! Atyre, atij  deputetit Luan Baçi një polici  e keqpërdorur  u tregoi armët! Policia kundër deputeteve është përdorur nga Pinoçeti kundër deputetëve kilianë!

Një garde lepe peqe e Qeverise po ashtu keqtrajtoi deputeten Elda Hoti ! Një rregullore dhune e miratuar dhunshëm ka dënuar opozitën të gjithën që mos të ketë pluralizëm!

Çfarë duhet të ndodhë që ambasadoret të flasin pikërisht për atë që kanë për zemër, ligjin, kushtetutën, demokracinë, tolerancën, liberalizmin, integrimin? Kur do të flasin nesër?”, shprehet Gjekmarkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA