Oborri i Kuvendit u kthye sërish në dëshmitar të përleshjes fizike mes deputetëve demokrat dhe gardisteve, të cilët kishin marrë masa për çdo skenar.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, tha se sot për herë të parë pa një element të mosbindjes civile.

Manja u shpreh se i vetmi që bëri sakrificë ishte deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili hoqi dhe dogji xhaketën e tij.

“Tani, unë nuk e di se nuk di ta ketë artikuluar kush nga ne që jemi kudër dialogut politik, nuk di ta ketë thënë kush nga ne. Dora jonë për t’u ulur dhe sjellë në normalitet politikën në sallën e parlamentit ka qenë përherë e shtrirë. Problemi është që s’mund ti lëshojmë dorën popullit për këta që duan qeveri teknike. Unë nuk di dhe s’dua të merrem me politikë të madhe, por qeveri teknike ka kur ka një krizë të mazhorancës. Jam i bindur që kur ka filluar kjo mosbindje civile, po të hysh në ‘google’ përkufizimi i mosbindjes civile është më e kilikuara. Sot më në fund kam parë një element të mosbindjes civile. Nuk e pranon dhunën në vetvete, përkundrazi kërkon të fitojë simpatinë e masës. I vetmi element i mosbindjes civile sot ka qenë. Më vjen mirë që ky element e dha Dash Sula , dogji xhaketën e vetë. Ai ishte akt i mosbindjes civile. Ky është element i mosbindjes civile jo të kapësh karrige dhe të godasësh kryetaren e Kuvendit.”, tha ministri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA