Video/ Tragjedi në Qipro! Stuhia përplas varkën pas shkëmbinjve, humb jetën biznesmeni i njohur, plagosen vajza dhe partnerja e tij 29/08 22:20
Të paktën 94 njerëz u vranë në Nigerinë veriore kur një cisternë u përplas dhe shpërtheu pranë banorëve vendas që ishin mbledhur për të marrë karburant.
Numri i viktimave pritet të rritet nga shpërthimi, i cili ndodhi vonë në mbrëmjen e djeshme në Majiya, një fshat në shtetin Jigawa.
“Shoferi humbi kontrollin dhe cisterna u rrëzua dhe derdhi karburant në një kanal kullues,” tha zëdhënësi i policisë së Jigawa, Shiisu Lawan Adam.
“Si rezultat, banorët nxituan për të marrë karburantin dhe ndodhi shpërthimi.”
Ai tha se të paktën 50 njerëz u plagosën rëndë, duke shtuar se numri i të vdekurve ishte i përkohshëm.
Top Channel