I shpallur në kërkim nga Italia për trafikim droge, 38-vjeçari arrestohet në Belsh
15/10/2024 09:15
Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafikim droge, është arrestuar nga policia në Belsh.
38-vjeçari O. B.,banues në Belsh akuzohet nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për vijimin e procedurave të ekstradimit. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane, për ekstradimin e 38-vjeçarit.
Top Channel