SHBA-të intensifikojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen me zyrtarët evropianë në Berlin Liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të disa shteteve perëndimore mblidhen sot në kryeqytetin e Gjermanisë me ftesë të kancelarit Olaf Scolz, për të diskutuar objektivat e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kjo nismë tashmë ka hyrë në vitin e 11-të. Ajo u krijua me qëllimin të lehtësonte rrugëtimin e vendeve të rajonit drejt bllokut europian, por një dekadë më vonë, ata janë ende në dhomën e pritjes, të penguar më së shumti për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin.
Dy vjet më parë, u duk sikur gjërat do të përmirësoheshin: Nëntorin e vitit 2022, krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia – nënshkruan tri marrëveshje mobiliteti, ku ranë dakord për lëvizje të lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe disa kualifikime profesionale.
Por zbatimi i tyre marrëveshjeve ka ngecur. “Kjo nuk është premtimi i vetëm i pambajtur i Procesit të Berlinit” thotë Aleksandra Tomaniç drejtuese e European Fund for the Balkans, fondacion rajonal me seli në Beograd. “Dhjetë vjet pas themelimit të tij, Procesi i Berlinit lë ende një përshtypje të improvizuar,” thotë ajo. Edhe pse ka formate dhe takime të shumta, mungojnë rezultatet konkrete dhe shumë nga marrëveshjet e arritura nuk janë zbatuar. “Ngjashëm me procesin e zgjerimit të BE-së, dështimi më i madh mbetet dimensioni politik i bashkëpunimit, i cili është lënë pas dore,” thekson Tomanic.
Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 me nismën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kishte shpallur më parë një “pauzë zgjerimi”. Merkel, e cila ishte e shqetësuar se kjo do të sillte destabilizimin e rajonit, i ftoi qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë në Berlin. Pjesëmarrës ishin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe dhjetë vende të BE-së: Përveç Gjermanisë, merrnin pjesë edhe Austria, Franca, Italia, Polonia, Bullgaria, Greqia, Kroacia dhe Sllovenia, si edhe Britania e Madhe, e cila ishte pjesë e BE-së.
Top Channel