
Në 2024, 7.1 mld euro të ardhura/ Mbushet buxheti i shtetit, por investimet mbetën prapa. 427 milionë euro më pak
25/02 20:04
Në zonën e Lapardhasë në Berat ka nisur vjelja e ullirit kokërr madh, ose siç njihet në gjuhën e popullit, ulliri krips.
Ndonëse vjelja po kryhet prej një jave, fermerët kanë edhe ankesat e para, më kryesorja çmimi me të cilën po kërkojnë të blejnë tregtarët. Sipas fermerëve, tregtarët abuzojnë duke synuar të fitojnë më shumë se vetë prodhuesit
Sa i përket prodhimit të tyre, fermerët thonë se cilësia këtë vit është e lartë, por sasia më e pakët se një vit më parë.
Fabrikat e përpunimit të vajit nuk janë ndezur ende në Lapardha. Fundi tetorit është koha kur të gjithë kultivuesit mbarojnë vjeljen e ullirit dhe e kthejnë atë në vaj.
Top Channel