E rëndë! 5-vjeçari sulmohet nga një tufë me qen, përfundon në spital

11/10/2024 10:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Volos të Greqisë, ku një fëmijë 5-vjeçar u sulmua nga disa qenë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në plazhin e Anavros, ku vogëlushi ndodhej me nënën dhe motrën e vogël. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, nëna ishte ulur me vajzën 2-vjeçare në një restorant, ndërsa 5-vjeçari po luante në plazh. Papritur iu afron një tufë me qen endacakë të cilët e sulmuan.

Djali i vogël filloi të bërtiste duke shkaktar panik. Nëna bashkë me persona të tjerë të cilët ndodhin pranë vendit të ngjarjes ndërhynë menjëherë për të shpëtuar vogëlushin. 5-vjeçari përfundoi në spital, ndërsa nëna ka raportuar ngjarjen në polici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA