“Xhamia e Namazgjasë, simbol i miqësisë mes dy vendeve”, Erdogan: Është jo vetëm objekt kulti, por multifunksionale

10/10/2024 17:15

Presidenti turk, Erdogan gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë theksoi se ky objekt është simbol i miqësisë dhe i solidaritetit mes dy vendeve.

Ai theksoi se xhamia nuk është vetëm objekt kulti, por edhe ndërtesë multifunksionale

Erdogan: Xhamia është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, ibadeti dhe adhurimi, por është multifunksional për të cilët do t;u shërbejë besimtarwve, kompleks social ka salla konferencash, bibliotekë, dhoma studimi, ashensorë për ata me aftësi të kufizuar. Xhamia do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe i solidaritetit mes nesh.

Në mesin tuaj dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë vepër që do të mahnisë të gjithë ata që e shikojnë, sidomos me qetësi shpirtërore. Kanë dhënë një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar në goditjen nga tërmeti. Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti shumë të sinqertë ka qenë spitali i ndërtuar në qytetin e Fierit, si dhe rezidencat e ndërtuara në qytetin e Laçit. Xhami ekziston në qendër të civilizimit dhe themelet e qytetërimit.

Presidenti turk, Erdogan zhvilloi një vizitë në Tiranë këtë të enjte, ndërsa shoqërohej nga kabineti dhe bashkëshortja e tij Emine.

Ai fillimisht u takua me presidentin Bajram Begaj, më pas me kryeministrin Edi Rama, ku patën një deklaratë të përbashkët.

Takimi u përmbyll me çeljen e xhamisë së Namazgjasë, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, bashkëshortja e tij Linda dhe qindra besimtarë myslimanë.

Top Channel