Inside Story/ “I kujt është fëmija?” Konfliktet ligjore që mund të prodhojë surrogacia

09/10/2024 22:23

Ekspertja Ligjore Dea Nini thotë se duhet të ishte bërë një debat i shëndetshëm përpara se të dilnim në përfundime. Sipas saj nevojën më të madhe për rregullim e ka surrogacia me kundërshpërblim.

‘Kjo praktikë nuk do të duhej të ofrohej, sa kohë që nuk kemi një kuadër ligjor të qartë, për mënyrën se si zgjidhen një grua dhe praktika ka treguar që zakonisht gra nga gupe të margjinalizuara, disavantazhuara, nuk kanë mundësi ekonomike dhe këtë e shohin si një mënyrë për të mbijetuar dhe do të duhet të mos ndodhte’ u shpreh ekspertja ligjore, Dea Nini.

‘Në ligj nuk përmendet fare pagesa, ajo do të bëhet për qëllime altruiste’ u shpreh mjekja, Mira Rakacolli.

‘Sa shtatzani surrogative mund të mbajë një grua, 2, 3, 4…pra i bie të shfrytëzojë trupin e saj për qëllime përfitimi. e dyta duhet të kemi të qartë kur mbajnë një shtatzani ekspozohet edhe përballë rrisqeve. kush do të kujdeset për shëndetin e nënës nëse shtatzania nuk shkon mirë? po nëse ajo vdes dhe lë pas edhe fëmijën e saj çfarë do të ndodhë?’, u shpreh Zheni Gjergji, Kryetare ‘Komisioni i Shëndetësisë’.

Ekspertët i shohin të cunguara propozimet. Sipas tyre, në këtë formë lë vend për abuzime të natyrave të ndryshme.

‘Nga opinioni im si ekspetrte ligjore dhe nga eksperienca e vendeve të tjera mendoj se drafti i propozuar nuk i mbyll hapësirat për abuzim me surrogacinë’, u shpreh Dea Nini, eksperte ligjore.

Për deputeten e PD Gjergji, që është me profesion mjeke, drafti duke folur për gruan, ka harruar fëmijët. Pra, lidhjen e krijesës së re me atë që rrit në trupin e saj.

‘Ai jeton brenda trupit të nënës, pavarësisht se mund të mos jetë i saj, dhe lidhet me të’,u shpreh Dea Nini, eksperte ligjore
Sipas saj, nëse miratohet një ligj i tillë atëherë duhet të bëhemi gati edhe për raste braktisjes pasi porositësi mund të ndërrojë mendje dhe refuzon ta marrë porosinë, që në këtë rast është një fëmijë. Apo edhe më keq, nëse pala porositëse ndërron jetë, si do të jetë fati i këtij fëmije?

‘Çdo të ndodhë me fëmijët që vijnë nga nënat surrogate, përveç braktisjes që mund të jetë masive. Sidomos për cifte që nuk jetojnë në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi të përkohshëm. Atyre nuk u pëlqen mund ta lërë këtu dhe të ikin, dhe nënë surrogate mund ta lënë asaj’, u shpreh Zheni Gjergji, Kryetare ‘Komisioni i Shëndetësisë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA