Një arkiv të dhënash ka sjellë së fundmi shifra shokuese mbi trajtimet e kontestuara shëndetësore të njohura si “konfirmimi i gjinisë” ku fëmijët binden të marrin mjekime të bllokimit të procesit të pubertetit, të zëvendësimit të hormoneve dhe rrjedhimsisht te kryejnë kirurgji të ndyshimit të gjinisë.
Të dhënat e publikuara tregonin se një total prej 13,994 fëmijësh në të gjithë SHBA kishin marrë një formë trajtimi për “ndryshim ose konfirmim të identitetit seksual”, që promovohet kryesisht në institucionet arsimore, ndërsa shifra më shokuese është se 5,700 prej këtyre fëmijëve kishin kryer kirurgjinë e ndryshimit të seksit.
Të dhënat e organizatës ‘Do No Harm’ (Mos lëndo) jepnin doktorët dhe spitalet që kishin krye procedura të tilla, ku përfshiheshin 225 spitale fëmijësh.
Grupi mjekësor i të drejtave mblodhi të dhënat me anë të pretendimeve të sigurimeve shendetesore të depozituara në SHBA nga viti 2019 deri në 2023 sipas rrjetit New York Post.
Ata zbuluan se 5,747 pacientë minore në kishin kryer ndryshim gjinie, si mastektomi (kthim nga femër në mashkull) dhe të kundërtën ndërsa më shumë se 60,000 të mitur kishin marrë rekomandime për mjekime të tilla nga doktorët amerikane.
Kostot e këtyre procedurave që rimbursohen nga shteti për rreth 14,000 pacientë, arrinin në $119 milionë dollarë.
Analistët e grupit Do No Harm zgjodhën të ishin sa më të kujdesshëm në numërimin e rasteve, prandaj numri total i pacientëve apo ndërhyrjeve më shumë gjasa është më i madh.
Të dhënat nuk përfshinin fëmijët e trajtuar nga disa sigurime shëndetësore si ‘Kaiser Health Plans’, ‘Veterans Association’, të cilat nuk raportohen publikisht.
Kreu i organizatës Dr. Stanley Goldfarb tha: “Ne po publikojmë minimumin e kesaj që po ndodh, pa asnjë ekzagjerim, që të kuptojmë natyrën e këtij problemi që kemi”.
Ata zbuluan se 28 milionë dollarë ishin paguar nga sigurimet për këto lloj procedurash për më shumë se 2,000 pacientë vetëm në shtetin e Kalifornisë, dhe $10 milionë për 671 pacientë në shtetin Massachusetts.
Kirurgji të pakthyeshme ishin kryer ndaj 1,359 minorenëve në Kaliforni, si dhe ndaj 357 në Oregon, 330 në Uashington, 316 në shtetin Pennsylvania, dhe 300 te mitur në Massachusetts.
Chloe Cole, viktimë e procedurave transseksuale ndaj të miturve e kthyer tashmë në aktiviste, thotë se “stabilimenti mjeksor dhe politikanët liberalë radikalë fshehin statistikat.
Vajza ishte bindur të kthehej nga femër në mashkull në moshën 13 vjeçare, por në moshën 16 u detyrua të rikthehej përsëri në gjininë e saj, shkruan rrjeti vendas New York Post.
“Të dhënat tregojnë se fëmijët po trajtohen si kavje laboratori për eksperimente të pasigurta, shpesh të rrezikshme, mjekësore”, tha Cole për The Post.
Të dhënat e organizatës emërojnë 12 spitalet në SHBA që kishin kryer shumicën e ndërhyrjeve kirurgjike të ndryshimit të gjinisë së fëmijëve, gjatë periudhës katër-vjeçare.
Në listë kryesonte Spitali i Fëmijëve në Philadelphia (CHOP) i ndjekur nga spitali fëmijëve në Connecticut.
Teksa vëmendja publike po shtohet në të gjithë botën për këtë nxitje absurde e djallëzore të fëmijëve të ndryshojnë gjininë, aktivistët shpresojnë të informojnë publikun për masën e problemit.
“Qëllimi ynë është të informojmë thellësisht publikun, punonjësit e shëndetësisë dhe ligj bërësit për politikat e ndryshimit të gjinisë te minorenët”, thuhet në deklaratën e grupit ‘Do No Harm’.
Top Channel