Detaje nga krimi makabër/ 30-vjeçari shqiptar mbyti bashkëshorten në sy të fëmijëve! Viktima kishte vetëm një muaj në Itali (Fotot)

09/10/2024 19:30

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në një familje shqiptare në Caserta të Italisë, ku bashkëshorti mbyti gruan e tij.

Eleonora Toci, është 24-vjeçarja që mbeti e vdekur, pasi u mbyt nga Lulzim Toci, 30 vjeç.

Viktima kishte vetëm një muaj që ishte bashkuar me 30-vjeçarin, i cili punonte në bujqësi në shtetin fqinj, sipas medias së huaj.

Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe në “Via Caravaggio”, për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit. Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht.

Fqinjët, nga sa mësojmë, nuk kanë dëgjuar britma apo debat nga çifti.

Lulzimi pas vrasjes doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata duke kërkuar ndihmë.

Gruaja mori në telefon Eleonorën, ku njëri nga fëmijët u përgjigj në anën tjetër duke thënë “babi vrau mamin”.

Në atë moment gruaja lajmëroi policinë. Karabinierët e kompanisë së Maddaloni shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë. I dyshuari u gjet në gjendje të  rënduar, ndërsa është arrestuar për krimin e rëndë.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA