Foshnja lindi e pajetë, nëna vdiq më pas/ Detaje nga ngjarja e rëndë! 36-vjeçarja u shtrua në reanimacion pas problemeve me rruazat e kuqe të gjakut

08/10/2024 17:52

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në Tiranë.

Nëna dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë njëra pas tjetrës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Fillimisht foshnja lindi i vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 36-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.

Sipas informacioneve shkaku i vdekjes së gruas është hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune.

Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.

Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna 36 vjeçare.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti të mbijetonte pas komplikacioneve shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA