Tensionet Taipei-Pekin, presidenti tajvanez: E pamundur që Kina komuniste të bëhet atdheu ynë!

07/10/2024 11:14

“Është absolutisht e pamundur që Kina komuniste të bëhet atdheu i Tajvanit, sepse qeveria e ishullit është më e vjetër”, ka thënë presidenti i Tajvanit.

Lai Ching-te, i cili mori detyrën në maj, është përballur prej kohësh me zemërimin e Pekinit për mbrojtjen e sovranitetit të Tajvanit dhe refuzimin e pretendimeve të Partisë Komuniste Kineze (PKK) mbi ishullin. Pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë Tajvanin, Partia Komuniste në pushtet e Kinës është zotuar të “ribashkohet” me demokracinë vetëqeverisëse, me forcë edhe nëse është e nevojshme. Por sipas studimeve, shumica e tajvanezëve dhe nuk kanë dëshirë të jenë pjesë e Republikës Popullore të Kinës.

Në një fjalim këtë fundjavë, lideri tajvanez theksoi se Tajvani është tashmë një “vend sovran dhe i pavarur”.

Udhëheqësit e njëpasnjëshëm kinezë janë zotuar se një ditë do të marrin kontrollin e Tajvanit. Por Xi Jinping, lideri më këmbëngulës i Kinës në dekada, ka rritur retorikën dhe agresionin kundër ishullit demokratik, duke nxitur tensionin në të gjithë ngushticën dhe duke ngritur shqetësime për një konfrontim ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA