I grabiti portofolin dhe celularin një 18-vjeçari në Shkodër, arrestohet i riu rumun, në kërkim bashkëpunëtori

07/10/2024 11:47

Vihet në pranga një 19-vjeçar, shtetas rumun, pasi grabiti portofolin dhe celularin e një 18-vjeçari në Shkodër.

Po ashtu është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i tij. Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit iu gjetën celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi kanabisi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zogu i Parë”, Shkodër.

“I vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një 18-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari (shtetas rumun).

Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit iu gjetën celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi kanabisi.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit në këtë vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në bulevardin “Zogu i Parë”, një shtetasi i kishin vjedhur portofolin dhe celularin, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua njëri nga autorët e dyshuar të rastit, shtetasi rumun:

D. L., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zogu i Parë”, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi 18 vjeç, banues në Shkodër, celularin dhe portofolin ku mbante 4000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. L. i janë gjetur celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA