Forcat izraelite sulmojnë kampin e refugjatëve në Gaza, vriten tre palestinezë

07/10/2024 11:27

Forcat izraelite sulmuan kampin e refugjatëve në Gaza, duke lënë tre palestinezë të vdekur.

Ngjarja ndodhi në kampin Nurjei në Gazën qendrore, ndërsa raportohet edhe për disa të plagosur. Të plagosurit janë transferuar në spitalin Al Awda në kampin e refugjatëve Nuseirat. Ushtria izraelite tha se goditi disa pika strategjike në Gaza gjatë natës, duke i përshkruar ato si “strofa” të Hamasit.

Nga ana tjetër, edhe Hamasi është kundërpërgjigjur, duke lëshuar disa predha drejt Izraelit, ku u plagosën dy persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA