Problemi me skuterët elektrikë! Një pjesë nuk respektojnë rregullat dhe as nuk gjobiten për shkeljet

06/10/2024 19:46

Çdo ditë në rrugët e Tiranës ndodhin aksidente të makinave me skuter elektrike kur këta të fundit rrezojnë kalimtarë në vizat e bardha.

Kjo për faktin se përdoruesit e tyre nuk respektojnë rregullat qarkullimit duke mos respektuar semaforët apo zgjedhur rrugët e dedikuara por duke u futur mes për mes makinave.

Janë kryesisht te rinjtë ata te cilët përdorin skuter dhe që pësojnë dëmtime apo fraktura te ndryshme për vete por edhe për drejtuesit e automjeteve me te cilët aksidentohen.

Por në këtë rast përdoruesit e skuterëve nuk mbajnë asnjë përgjegjësi pasi ata as nuk ndëshkohen me gjobë në rastet e shkeljeve rrugore dhe as nuk marri përsipër dëmshpërblim për aksidentin qe shkaktojnë pasi kodi rrugor shqiptar nuk parashikon sanksione për këtë mjet lëvizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA