Në Shqipëri stanet me bagëti të imët janë të pavaksinuara kundër brucelozës, një sëmundje kjo që nga kafsha kalon tek njeriu.
Mungesa e kësaj vaksine vë në rrezik shëndetin e fermerit dhe konsumatorit. Pavarësisht kësaj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ka zvarritur këtë proces vaksinimi, ndonëse TCH është përpjekur të marrë një përgjigje zyrtare lidhur me arsyen e mosvaksinimit të tufave blegtorale.
Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje. Por janë ekspertët e bujqësisë ata që na japin një shpjegim se përse vaksina kundër brucelozës nuk është aplikuar te tufat e të imtave, edhe pse duhet të ishte bërë që në fillim të pranverës.
Ervin Resuli, ekspert bujqësisë thotë: “Kjo vonesë, rrezikon të ketë kosto të lartë për shëndetin publik, dhe ekonominë blegtorale. Një kafshë e prekur me brucelozë, shkakton infertilitete tek burrat ndërsa tek gratë shtatzëne shkakton abort”.
Kjo vonesë, rrezikon të ketë kosto të lartë për shëndetin publik, dhe ekonominë blegtoriale.
Një kafshë e prekur me brucelozë, shkakton infertilizetet tek burrat ndërsa shtatzanë shkakton abort.
Xhelil Koleci, pedagog i Universitetit Bujqësor të Tiranës shprehet: “Kjo sëmundje tek tufat e të imta shkakton aborte, por më e rrezikshme është nëse preken njerëzit. Si fillim një njeri I prekur me brucelozë shkakton lodhje, ethe dhe djersë, por ka dhe një sërë komplikacionesh si prek cipat e trurit duke sjellë mengjit, probleme me mëlçinë, por tek meshkujt shkakton probleme të mëdha duke I bërë steril, ndërsa nënat shtatzënë shkakton aborte”.
Vaksina e brucelozës është një domosdoshmëri për jetën e kafshëve dhe të njeriut. Është e MBZHV ajo që mban përgjegjësi për sigurinë ushqimore dhe shëndetin tonë.
Top Channel