Obama, fushatë për Harris në shtetet “e lëkundura”, e nis nga vendi i atentatit të Trump

04/10/2024 14:52

Ish-presidenti Barack Obama do të kalojë në mbështetje aktive për Kamala Harris, duke udhëtuar për zëvendespreidenten në shtetet e lëkundura, të cilat pritet të jenë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Tubimin e parë, Obama pritet ta zhvillojë pikërisht në Pittsburgh, të Pensilvanisë ku kandidati republikan Donald Trump i mbijetoi mrekullisht një atentati ndaj jetës së tij. Kthimi i Obamës në fushata elektorale pason një fjalim nxitës në Konventën Kombëtare Demokratike në gusht, në të cilën ai e cilësoi Harris si një figurë largpamëse dhe një trashëgimtare e koalicionit të tij politik, shkruan the Guardian.

“Ne nuk kemi nevojë për katër vjet të tjera rrëmujë, trazira dhe kaos”, tha Obama. “E kemi parë atë film më parë, dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq. Amerika është gati për një kapitull të ri”, nënvizoi ish kreu i Shtëpisë së Bardhë. Harris ka qenë mbështetëse e hershme e Barak Obamës kur ai u përball në 2007-tën me Hillay Clinton për nominimin demokrat.

Fushata e saj përfshin tashmë disa ish pjesëtarë stafi të tij si David Plouffe, Stephanie Cutter dhe Mitch Steëart. Mendohet se celësi për të fituar Pensilvaninë mund të jetë vota e komunitetit latin. Llogaritet se rreth 90,000 votues latinë mund të jenë ende të pavendosur për zgjedhjen e tyre për president të SHBA-së. Në vitin 2020, Biden fitoi në ketë me 80,000 vota – ose me një pikë të vetme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA