Grabitje “atipike”/ Si i morën hajdutët 220 mijë euro taksistit në Tiranë! Zbardhen detajet dhe destinacioni i parave

04/10/2024 17:56

Një vjedhje aspak tipike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Pre ka renë një taksist i cili pretendon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një pako brenda se cilës ishin 220 mijë euro.

Taksisti paratë i kishte marrë në një exchange dhe po i transportonte në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Kur ka qenë duke parkuar taksinë pranë bankës, i është afruar një person dhe i ka thyer xhanin e derës së pasagjerit duke i marrë pakon ku ndodheshin paratë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po sekuestron dhe pamjet e kamerave të sigurisë për sqarimin e gjithë rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA