Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shkuar papritur në Presidencë direkt pas përfundimit të seancës plenare.

Nuk dihet ende arsyeja, megjithatë burimet pohojnë se me Presidentin Bajram Begaj biseduan gjatë takimit i cili zgjati 1 orë, për zhvillimet politike në vend.

E gjithë java është përfshirë nga tensione mes opozitës dhe maxhorancës që prej të hënës.

Opozita ka bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare, ndërsa të hënën hoqi karriget nga salla e Parlamentit dhe u vuri flakën në oborr.

Kjo situatë vjen pas vendimit të Apelit për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë 1 vit burg ndaj Ervin Salianjit për veprën penale kallëzim i rremë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA