Sot në GJKKo mbahet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Përmes avokatit të tij, Henrik Ligori, ish-ministri Mediu ka kundërshtuar akt-ekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

Në seancë është i pranishëm vetëm Ligori, mungon avokati Ardian Visha dhe Fatmir Mediu, nën akuzë për dy vepra të shpërdorimit të detyrës.

Avokati i Mediut, Henrik Ligori tha se ‘kanë objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonimiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.

Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.

Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.

Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një.mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti.në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar.

Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin. Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”.

Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre.

A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, lanë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori. Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin“- u shpreh mbrojtja sipas Anila Hoxhës.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, avokati i Mediut Henrik Ligori ka shtuar gjatë seancës:

“Akuza për “shpërdorim të detyrës” kërkon dëm ekonomik të shkaktuar me dashje, apo nga një pakujdesi e rëndë.

Pyetjes së prokurorisë për dënim ekspertët i janë përgjigjur përmes një tabele.

Së pari, dëm në vlerën 4400 usd ka shkaktuar subjekti Sac për mosdeklarim të të ardhurave nga shitjet.

Pyetja është kjo, pretendimi i ekspertëve çfarë lidhje ka me ministrinë e mbrojtjes. Çfarë lidhje ka me kompetencat e ministrit të akuzuar në këtë proces.

Dëmi tjetër 25Usd i ngarkohet SAC për mosdeklarim të shitjes nga demontimi i disa municioneve.

Po me këtë ç’lidhje ka ministri i mbrojtjes?  Çfarë është ministri, inspektor i tatimeve, apo i organeve tatimore. Si mund të lidhet ministri?!

Po nga ekspertët është llogaritur një dëm prej 2100 usd po për mosdeklarim.

Një dëm 8 mln lekë i ngarkohet Meicos. Pyetja jonë është e njëjtë. Si lidhen këto dëme me veprimtarinë e ministrit të mbrojtjes?!

Një dëm prej 13200 usd i faturohet Meicos. Llogaritet një dëm prej 14 mln për Shtabin e Përgjithshëm për shpenzimet e transportit.

Një dëm prej 108 mijë usd i ngarkohet komisionit të caktimit të çmimeve. Po me këtë ç’lidhje ka ministri. Kanë shqyrtuar ekspertët ndonjë akt që të bëjë një lidhje provueshmërie mes ministrit dhe komisionit të përcaktimit të çmimeve për të caktuar një çmim jashtë vullnetit të tij?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA