Iu lakua emri në bisedat e Sky Ecc, thirret në SPAK ish-gjyqtari Besnik Hoxha
01/10/2024 11:28
Ish gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha është thirrur sot në SPAK.
Emri i tij përmendet në dosjen ‘Zarka’ për çështjen e ‘Toyota Yaris’, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Ish-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e Sky Ecc, se mund t’i jepte zgjidhje çështjes. Njëri nga të dyshuarit e quan ‘Beso grupi’ dhe kur bashkëbiseduesi e pyet se kush është, ai merr përgjigjen ‘Besnik Hoxha shkodrani’.
Në SPAK do të thirren edhe katër gjyqtarë të Tiranes të përmendur për ‘Toyota Yaris’, ish prokurotë dhe ish gjyqtarë, një anëtare e Klp që ka qenë mes prokurorëve të ‘Toyota Yaris’ dhe prokurorë apeli.
Top Channel