Duke mësuar dhe duke u frymëzuar nga video në rrjetin YouTube, 38 vjeçari Benn Berkeley, transformoi një rulotë të vjetër 3 metra të gjerë e e 12 metra të gjatë në një shtëpi të rehatshme druri në natyrë.
Megjithëse duhet të zhvishte të gjitha muret kur zbuloi se ishin pushtuar nga lagështira, Benn thotë tashmë se ka krijuar “shtëpinë e tij të ëndrrave”.
38-vjecari mori iniciativën kur humbi mundësitë e punës si producent filmash në vitin 2020 prej izolimeve të sëmundjes.
Asokohe ai jetonte duke ndarë me të tjerë qiranë 600-paundë në muaj, por shpejt kuptoi se kërkonte një stil tjetër jetese.
Në gusht 2020, vëllai i tij mori një fermë që kishte një rulotë të vjetër në tokën e saj, dhe pyeti Ben nëse ishte i interesuar.
Ben, i cili nuk tregon vendndodhjen e saktë për arsye privatësie, thotë se përfitoi menjëherë nga mundësia dhe nisi punë për rindërtimin e rulotës. Pas katër muajsh ai e kishte kthyer atë në kabinë në natyre, të shkëputur nga civilizimi dhe të pajisur me një sobë me dru.
Benn thotë se ka bërë gjithçka vetë përveç instalimeve elektrike dhe hidraulike, duke ndjekur video udhëzimi në YouTube.
Benn, nga Cornwall, në jug të Britanisë tha: “Nuk e kisha planifikuar këtë por u detyrova prej kufizimeve të Covid. Asokohe unë humba punën dhe më pas ishte një kombinim i faktit që nuk kisha çfarë të bëja, dhe mundësisë që mu ofrua”.
“Nuk kisha asnjë eksperiencë në punën e ndërtimit por mësova gjithçka vetë. Mësova gjithçka nga YouTube, ishte një eksperiencë e mrekullueshme dhe fuqizuese për mua,” tregon ai, duke shtuar se shpenzoi rreth 10 000 paundë për rinovimet.
Kjo është vetëm një fraksion i asaj që do të kishte shpenzuar për të blerë një shtëpi në zonë, shkruan rrjeti vendas The Sun.
Duke treguar me krenari për punën e tij, ai thotë: “E kam veshur e zhveshur të gjithë nga fillimi.
“Një nga muret duhet të vendosja mbështetëse se po rrëzohej. Detyra e parë ishte ta bëja të sigurtë. Ne ndryshuam dritaret dhe më pas zbuluam lagështirën kështu që duhet të zhveshnim muret. Më parë rulota ishte përshtatur në dy dhoma e një kushinë por ato u çmontuan dhe tani kam një dhomë gjumi, një korridor dhe një hapësirë ndenieje me banjë e kuzhinë”.
Që kur është vendosur aty Benn është shkëputur nga shërbimet dhe rrjeti i zakonshëm qytetar.
Ai ngrohet me dru dhe përdor bombola gazi për kuzhinën, ndërsa rrymën elektrike e merr nga panelet diellore të fermës.
“Është një stili thjeshtë jetese që ne po e harrojmë për fat të keq. Ka një element të bukur thjeshtësie kur jeton kështu. E kontrolloj më mirë veten time, nuk jam i detyruar të punoj një numër të caktuar orësh në javë pasi i njoh shpenzimet e mia”, thotë ai sipas rrjetit The Sun.
Top Channel