Uragani preku 2 milionë amerikanë/ Qytetet në Florida kërkojnë ndihmë pas shkatërrimit (Fotot)

28/09/2024 19:03

Vullnetarë, policë e zyrtarë pyjorë punonin sot në Florida për të ndihmuar me pasojat uraganit që shkatërroi mes të tjerash një qytezë me 700 banorë në veriperëndim të gadishullit.

Kryebashkiaku i Ceday Key tha se dëmet ishin të mëdha. Rrugë shtëpi e biznese u përfshinë nga uji i stuhisë, shumë prej tyre të shkatërruara.

Por ishte Cedar Key që ndjeu forcën shkatërrimtare të uraganit, i cili shkatërroi dhjetëra shtëpi të drunjta .

“Kisha jetuar gjithë jetën këtu, të thyen zemrën që e sheh të shkatërruar. Nuk do të kemi pushim këtu tani,” tha Gabe Doty, zyrtar i ujërave e kanalizimeve të qytetit.

Në të tjera zona rreth 2 milionë amerikanë ishin sot pa energji elektrike dhe të dëmtuar nga uji i reshjeve, që raportohet se shkaktoi 44 të vdekur në shtetet lindore të SHBA.

Energjia elektrike ishte rikthyer në disa zona por një pjesë e mirë mbeteshin në errësirë, thanë autoritetet e rrjetit të furnizimit./AFP/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA