“S’ka punëtorë, çmimet janë ulur”/ Fermerët e zonës së Roskovecit përballen me vështirësi pas kthimit nga emigrimi

28/09/2024 12:31

Kledis dhe Borana Cenko, çifti i bashkëshortëve nga fshati Vidhisht i Roskovecit, u kthyen gjashtë vite më parë nga emigrimi për të investuar në fshatin e tyre, duke ngritur 4.5 dynym sera diellore, aty ku kultivojnë kryesisht perime për eksport.

“Sezoni i parë ishte i suksesshëm,” thotë Kledisi, “por pastaj gjithçka ndryshoi.

Ata tregojnë se u përballën me vështirësi për shkak të mungesës së krahut të punës por edhe çmimeve të ulëta të tregut.

“Prodhimet po shiteshin aq lirë sa nuk mbulonim as kostot e prodhimit, madje disa herë u detyruam t’i hedhim për shkak të mungesës së kërkesës”.

Ndihma e marrë nga skemat subvencionuese ishte minimale. Ata tregojnë se përfituan vetëm karburant, por kaq nuk mjaftonte për të përballuar kostot e prodhimit.

Çifti që prodhon mbi 50 ton perime në një sezon kërkon ndërhyrjen e shtetit për rregullimin e tregut, përndryshe ata do të braktisin fshatin dhe do të rikthehen në emigrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA