Aplikacioni i njohur i videove TikTok ka njoftuar se po ndalon llogaritë e lidhura me shtetin e mediat e Rusisë, prej “përfshirjes në operacione të fshehta influencimi”.

Lëvizja është pjesë e fushatës së rrjetit për të ndaluar ‘dezinfromacionin’ para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Llogaritë e ndaluara janë ato të lidhura me grupe si Rossiya Segodnya, i cili zotëron rrjetet televizive RIA Novosti e Sputnik; si dhe grupin TV-Novosti, i afërt me stacionin RT news.

TikTok tha se këto llogari ishin kufizuar që më parë në Britani dhe BE, pasi përmbajtjet e tyre janë etiketuar si ‘media të kontrolluara nga shteti’.

Zhvillimi vjen pas një lëvizjeje të ngjashme javës që shkoi nga rrjetet Instagram e Facebook që ndaluan Rossiya Segodnya, RT dhe të tjera rrjete me argumentimin “aktivitet ndërhyrjeje të huaja”.

Përfaqësues të rrjeteve ruse thanë për rrjetin britanik Sky News se kompania “po censuron informacionin për pjesën tjetër të botës”.

Zhvillimi vjen gjithashtu teksa këtë muaj SHBA akuzoi dy punonjës të rrjetit RT se kishin tentuar të pajtonin një kompani amerikane për të prodhuar përmbajtje për influencimin e zgjedhjeve presidenciale.

Më herët Departamenti i Drejtësisë në SHBA tha se kishte mbyllur 1,000 llogari të rreme në rrjetet sociale pasi “shpërndanin dezinformacion rus”.

Zëdhënës të Kremlinit tha se Meta dhe rrjete të tjera “po diskreditonin veten” me ndalimet arbitrare të rrjeteve.

Nuk ka ende reagime zyrtare ndaj njoftimit të djeshëm të TikTok, shkruan rrjeti SkyNews.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA