Lëndohet një tjetër protestueses, shtrihet pa ndjenja në sheshin “Skënderbej”, merret në krahë nga disa të tjerë
Mjeku Genc Byrazeri ishte sot si dëshmitar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up, për të folur për kohën kur ai ka qenë anëtar i komisionit të Check-up.
Gjatë dëshmisë së tij ai tha se më parë në sallat e vjetra të spitalit ka rezultuar se ka pasur ndotje të niveleve të larta.
“Nuk harroj kurrë… kemi kontaktuar në atë kohë ministrin Halim Kosova për mbylljen e disa sallave, ku në 2013 rezultonte se në sallën e ORL, mostra të kontaminuar kanë qenë në shkallë 43%, urgjenca e kirurgjisë 2/3, kirurgji 40%. Nuk ka vend për diskutim. Ishim si Afrikë subsahariane. Ndotja ka qenë aq dramatike sa nuk e di se për çfarë faktesh mund të flasim. Ka pasur shumë vdekje si rezultat i gjendjeve septike. Kemi gjetur ndotje në vegla, poshtë krevatit, në sallë, këto janë fakte”, tha ai.
Top Channel