Plani i qeverisë thoshte se kërkonte të shtonte “mbrojtjen” për ekosistemet e rrezikuara, por kundërshtarët argumentonin se rrezikon zhvillimin e biznesit, pengon punën e fermerëve dhe të drjetat e rezidentëve.
Votuesit në Zvicër kanë refuzuar dje propozimet e autoriteteve për të shtuar masat e mbrojtjes së habitateve natyrale nga ndotja apo zhvillimi ndërtimor, sipas rezultateve paraprake të llogaritura sot.
Iniciativa e zgjerimit të tokave të mbrojtura raportohet se është ndjekur nga afër prej aktivistëve jashtë Zvicrës që duan ta përdorin si model. Zvicra njihet për ekosistemet e liqeneve dhe maleve me maja të mbuluara me dëborë, të cilat përfshiheshin në mbrojtjen e ofruar nga propozimet.
Por me sistemin e saj efikas të “demokracisë direkte” (referendumi) më shumë se 60% e vendasve refuzuan idenë, sipas rezultateve të llogaritura nga rrjeti shtetëror.
Zyrtarët thanë se iniciativa ishte refuzuar në shumë kantone dhe nuk mund të arrinte më pragun.
Partia e gjelbër zvicerjane shprehu zhgënjimin duke thënë se më shumë duhet të bëhet për të mbrojtur mjedisin.
Por duke parë kundërshtimin publik me aktor kryesor fermerët që preken nga masat e propozuara, masa u konsiderua tepër ekstreme dhe rrezikuese ndaj zhvillimit të biznesit.
Nisma dukej se kishte pasur fillimisht mbështetje por javet e fundit kundërshtaret u mobilizuan duke publikuar argumentet kundër kufizimeve të aksesit në ambjentet natyrore.
Në prill Zvicra refuzoi argumentet e një gjykate që tha se nuk po bënte sa duhet për “të zbutur pasojat e klimës”, shkruan rrjeti The Guardian.
Top Channel