Dëborë në Afrikën e Jugut/ Pamjet e pazakonta, krijohet trafik i rënduar

21/09/2024 18:44

Pamje me dron tregonin sot zona të gjera të mbuluara me dëborë në krahinës lindore Warden, në Afrikën e Jugut që shkaktuan bllokime disa orëshe të rrugëve e trafikut.

Rrugët që lidhin kryeqytetin Johannesburg me qytetin lindor Durban ishin prekur më rëndë njoftonin autoritetet, dhe grupe ndihme kishin shkuar nëmbështetje të shoferëve.

Përfaqësuesja e grupit të mirëmbajtjes së autostradave Thania Dhoogra tha për rrjetin vendas ENCA se grupet e ndihmës kishin punuar gjatë natës por nuk ishte e qartë se sa vetë kishin pasur nevojë për ushqime e batanije.

Më shumë dëborë pritej në disa zona të vendit dhe një “alarm portokalli” është dhënë për trafikun, tha zyrtari shërbimeve të meteorologisë Luthando Masimini për rrjetin AFP.

“Është një fenomen i papritur,” shtoi ai.

Ndërsa larg zonave të rrezikut, dëbora solli emocion edhe pse jashtë sezoni.

Vendasi Justin Nadasem Baker tha se kishte udhëtuar enkas me familjen nga Johannesburg drejt Warden për të parë dëborën.

“Udhëtuam për gati tre orë. Ishin të emocionuar sepse kishim shumë kohë që nuk ishim parë dëborë”, tha ai për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA