Që prej 16 shtatorit, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. 

Ata kërkojnë paga më të dinjitetshme. Nazife Krasniqi, për 20 vjet punon në mirëmbajtjen e hapësirave të parlamentit të vendit, ndërkohë paga e saj mbetet mininale.

“Ne po kërkojmë pagë 550 euro, deri tash e kemi 275 euro dhe janë të pamjaftueshme”, tha Krasniqi.

Punëtoret e Kuvendit janë kërcënuar edhe nga operatori ekonomik nga i cili janë të kontraktuara. Ata kanë kërkuar nga punëtoret të kthehen në punë.

“Sinjali i vetëm ka qenë, ose punoni ose shkoni në shtëpi, e zëvendësoj dikënd me ty”, u shpreh Krasniqi.

16 vjet më parë, Nebahate Krasniqi e ka nisur punën me 165 euro pagesë, me rritjet minimale, 275 euro pagë janë të pamjaftueshme për të.

“Në korrik jemi ngrit, nuk kemi pas asnjë sinjal. Tash prap, 275 euro nën minimale nuk po mundemi më. Është shume pak, nuk po mundemi më”, tha ajo.

Të premten, punëtoret e mirëmbajtjes së Kuvendit të Kosovës kanë takuar nënkryetaren e këtij institucioni, Saranda Bogujevcin. Në mbështetje të punëtoreve të Kuvendit të Kosovës ka dalur edhe Kolektivi Feminist që kërkojnë kushte me të mira pune për punëtorët teknik.

“Rroga mujore 555 euro, pagë të rregullt te kontributeve, kushte pune të dinjitetshme që nënkupton ndalim të menjëhershëm të dhunës psikologjike, presionit dhe degradimit që iu bëhet”, tha Fjolla Muqaj nga kolektivi feminist.

Nga 19 punëtoret e Kuvendit të Kosovës, 14 prej tyre do e vazhdojnë grevën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA