U kërcënua me burg dhe u detyrua të largohej drejt Spanjës, Gonzalez Urrutia njihet si president legjitim i Venezuelës nga Parlamenti Evropian

19/09/2024 18:57

Parlamenti Evropian njohu Edmundo Gonzalez Urrutia si presidentin legjitim të Venezuelës.

Rezoluta në mbledhjen e Parlamentit Evropian u miratua me 309 vota pro, 201 kundër dhe 12 abstenime. Eurodeputetët dënuan “mashtrimin zgjedhor të orkestruar nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor i kontrolluar nga regjimi” të Nicolas Maduro.

“Ne, venezuelasit, duam të njëjtën gjë si evropianët: të jetosh me liri dhe demokraci”, tha Edmundo González Urrutia përmes një postimi në platformën X, ndërsa falënderoi Parlamentin Evropian.

Pas zgjedhjeve presidenciale të korrikut në Venezuelë, Maduro u shpall fitues nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor. Fitorja e tij u mbështet nga Gjykata e Lartë, por sipas opozitës Gonzalez Urrutia fitoi me më shumë se 60 për qind.

Pasi u kërcënua me burg në Venezuelë, Urrutia emigroi drejt Spanjës, ku ka përfituar azil politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA