25/11 11:26
Të paktën 70 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm xhihadist në Bamako të Malit.
Grupi Mbështetës për Islamin dhe Myslimanët (WIM), i cili mori përgjegjësinë për sulmin, pretendoi se gjatë një periudhe prej rreth nëntë orësh, dhjetëra luftëtarë të tij kishin shkaktuar qindra vdekje dhe plagosje.
Ky sulm erdhi një ditë pas krijimit të Aleancës së Kombeve Sahel, e cila përfshin Malin, Burkina Faso dhe Nigerinë, tre vende të sunduara nga regjime ushtarake që i dhanë fund bashkëpunimit me fuqinë dikur koloniale të Francës dhe iu drejtuan Rusisë për mbështetje në ushtri dhe nivel politik.
Top Channel