Përvetësuan 2 milionë lekë nga vjelja e gjobave, Prokuroria Kukës jep masa sigurie për 22 punonjës së policisë së Shtetit

19/09/2024 19:29

Prokuroria Kukësit ka kërkuar masa sigurie për 22 punonjës së policisë së Shtetit, të cilët akuzohet se kanë përvetësuar 2 milionë lekë nga vjelja e gjobave për makinat me targa të huaja.

Masat e kërkuara në gjykatë janë Arrest në burg”, ‘Arrest në shtëpi’, ‘Pezullim nga detyra’ dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Hetimet kanë zbuluar se këta 22 punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni i Qarkullimit Rrugor në autostradën Milot-Morinë nën akuzë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Konkretisht, arrest në burg kërkoi Prokuroria për nënkomisar Krenar Mollën, inspektor Gasper Gjeta, inspektor Ndoc Pjetrin dhe Armand Shehun. Ndërsa arrest në shtëpi u kërkua për inspektorët Armir Hallaçin, Marjan Balojn, Kastriot Gjinin, Gilbert Kapxhiun dhe Arsim Brahën.

Ndërkohë, detyrim paraqitje u kërkua për komisat Gramoz Dafkun, nënkomisar Shuaip Gjutën, nënkomisar Artan Pëllumbin, nënkomisar Agron Nikën, inspektorët Zenel Axhamin, Flori Asqeri Xhelo, Ismail Petkun, Gjovalin Tushajn, Gjelosh Laskën, Flavio Ademin, Bardhok Çupin dhe Alfred Tushajn.

Gjobat e vendosura për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA