DASH: Mediat e Moskës po nxisin grusht shteti në Argjentinë (foto-video)

19/09/2024 21:50

Departamenti amerikan i Shtetit pretendonte sot se rrjeti televiziv rus në gjuhën spanjolle “RT en Español,” po punon për të sabotuar qeverinë e presidentit të ri Javier Milei në Argjentinë dhe për të nxitur tensione me vendet fqinje.

Zhvillimi vjen teksa tensionet në vend janë tashmë të larta që prej shkurtimeve financiare të pensioneve, rrogave e buxhetit që prej ardhjes në pushtet të radikalit të djathtë Milei në fillim të vitit.

Në deklaratën e DASH thuhet se rrjeti rus po përfshihet në “veprime destabilizuese”, kryesisht për Argjentinën, ku Rusia kërkon dobësimin e liderit dhe nxitjes së tensioneve me Venezuelën fqinje.

Përveç goditjeve mediatike, SHBA shton se Rusia punon dhe me aktivitete kibernetike, e nxitur prej mbështetjes së zëshme që Milei ka shprehur për Ukrainën, duke dënuar atë që quan “agresioni rus” në disa sesione të asemblesë së OKB.

Departamenti përmendte emrin e drejtueses së informacionit të rrjetit rus Margarita Simonyan, dhe lidhjet e saj me ministrinë ruse të mbrojtjes, duke thënë se e ka nisur karrierën me konfliktin në Çeçeni, dhe më pas me Osetinë separatiste në 2008.

Prej vitit 2023, ka pasur raportime nga Argjentinë për refuzime të zgjatjes së qëndrimit për qytetarët rusë, me të cilën më parë kishte një regjim pa viza, shkruan rrjeti LansingInstitute.com

Pas zgjedhjes së Milei marrëdhëniet mes Buenos Aires e Moskës janë ftohur dhe Argjentinë ka drejtuar fokusin e bashkëpunimit nga SHBA e Izraeli, duke u tërhequr nga vendet e bashkëpunimit ekonomik BRICS, të drejtuar nga Kremlini.

SHBA ka mbështetur qëndrimin e Argjentinës duke nisur padi për pastrim parash të gazetarëve rusë në Argjentinë dhe me akuza të mëbshtetjes së radikalëve të djathtë në SHBA, para zgjedhjeve presidenciale 2024 atje.

Sekretari amerikan i shtetit Blinken ka përmendur natyrën influencuese të rrjeteve televizive ruse, duke thene se “kanë lidhje me inteligjencën ushtarake”.


Perëndimi akuzon televizionet ruse për kalim të informacioneve te spiunët, mercenarët dhe aktorë të tjerë të Kremlinit me qëllim destabilizim të vendeve me tendencë perëndimore.

Ata shtojnë se rrjeti RT ka gjithashtu platforma me influencë në Afrikë, Evropë e kontinentin amerikan.

Por aktualisht Moska sipas tyre, po punon për nxitjen e protestave dhe lëvizjeve opozitare në Argjentinë, me objektiv ideal një gusht shteti ndaj presidentit radikal Milei, sipas LansingInstitute.com

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA