20/11 12:07
Qeveria gjermane do të “ngrijë” eksportet e armëve për në Izrael.
Vitin e kaluar Gjermania miratoi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë 326.5 miliardë euro, që është 10 herë më shumë se vlera e eksporteve përkatëse në vitin 2022.
Eksportet kanë qenë të kufizuara këtë vit, me vlerën e tyre në 14.5 milionë nga janari deri në gusht, ndërsa dërgesat e këtij viti përfshijnë “armë lufte” me vlerë vetëm 32,449 euro.
Ministria e Ekonomisë tha se miratimi i licencave për eksportin e pajisjeve në Izrael është ndërprerë për të sqaruar nëse ato shkelin legjislacionin gjerman, i cili është veçanërisht kufizues për përdorimin e armëve të prodhimit gjerman.
Top Channel