EMRI/ Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë, autori në kërkim
18/09/2024 12:30
Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pak më parë në Athinë.
Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Ergen Lusha. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Aktualisht po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje.
Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim.
Top Channel