Italia tejkalon sivjet Francën si prodhuesi më i madh i verës në botë, edhe pse rënia vijon (fotot)

18/09/2024 21:30

Italia pritet të rifitojë së shpejti vendin e saj si prodhuesi më i madh i verës në botë në 2024 pas motit të keq, përmbytjeve dhe sëmundjeve të papritura në vreshtat e Francës, sipas statistikave bujqësore nga të dyja vendet.

Pas sezonit katastrofik të 2023, prodhimi i verës në Itali besohet se ka rekuperuar rreth 8 përqind duke arritur 41 milionë deri në 42 milionë hektolitra, njoftonte sot sindikata kryesore bujqësore në vend Coldiretti.

Ndërsa ministria franceze e bujqësisë njoftonte këtë muaj se prodhimi francez i verës ka rënë sivjet fatkeqësisht me 18 përqind në 39.3 milionë hektolitra.  Grupi Coldiretti shtonte gjithsesi se prodhimi i verës dhe bujqësisë në përgjithësi mbetet i ulët e gjymtuar pasi rajone të tëra janë prekur nga thatësira apo reshje të rënda, e përmbytje ë paparashikuara.

Italia kishte marrë vendin e prodhuesit më të madh të verës në vitin 2007, dhe e kishte ruajtur në 2011, 2014 e 2023, kur më pas u tejkalua nga Franca, sipas grupit botëror të International Organisation of Vine and Wine (OIV).

Coldiretti shtonte se Italia është e ndarë në “dy rajone” sa i përket bujqësisë, të dyja vitet e fundit të goditura egërsisht nga moti i dëmshëm, “veriu që goditet nga reshjet dhe breshëri shkatërrimtar në pranverë e në fillim të verës”, ndërsa zona të tëra në jug dhe në ishullin e Siçilisë që përballen me thatësirë, gjithashtu vrasëse për kulturat.

Në Francë rënia më e madhe e prodhimit është në rajonin malor lindor Jura ku ngricat dhe lagështira e pakohë kanë shkatërruar rreth 70 të verërave të famshme.

Fatkeqësisht lagështira e tepërt në vreshta ka ndihmuar në përhapjen se mykut e sëmundjeve që kanë dëmtuar shumë parcela. Fermerët duhet të luftonin dhe këtë myk që të shtojnë vreshtat e mundshëm të vitit 2025.

“Përballemi me humbjet më të mëdha të 25 viteve të fundit”, tha për AFP Olivier Badoureaux, drejtor i grupit profesional të verërave të Jura. “Një prodhim i mirë është 80,000 hektolitra, ndërsa këtë sezon nuk e dimë nëse arrijmë në 30,000, cilësia besoj se mbetet e njëjtë.”

Në rajonin perëndimor Charente prodhimi verës ka rënë me 35 përqind, ashtu si dhe në luginën e lumit Loire Valley, e gjithashtu në rajonin Burgundy-Beaujolais të goditur nga breshëri i rëndë në fillim të vitit e në pranverë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA