Manastiri i lashtë në faqen e humnerës habit turistët në Turqinë lindore (fotot)

17/09/2024 18:38

Sikur muret e tij të mund të flisnin, Manastiri i lashtë në Sümela mund të tregonte histori shumë ndryshe nga ato që njohim sot.

I themeluar që prej shekullit të 4-rt nga kristianët që erdhën nga Deti i Zi, tempulli ka parë lindjen dhe rënien e disa perandorive si ajo romake, bizantine e otomane.

Por megjithë epoka të tëra vandalizmi e neglizhencë, në kohët moderne ai gjeti një ringjallje të mrekullueshme, shkruan rrjeti CNN.

Edhe më e mahnitshme sesa historia e Sümela, është vendndodhja e tij e pabesueshme në faqen e thepisur të shkëmbit mbi 300 metra të lartë, mbi luginën e Alpeve Pontike.

Çdo ditë mijëra vizitorë tërhiqen nga shkëlqimi i afreskeve të hershme dhe arkitektura që sfidon ligjet e fizikës.

Tashmë më shumë një muzeum se komunitet detar, manastiri ka kaluar vite të tëra rinovimesh të kujdesshme për t’u kthyer në një atraksion turistik.

“Kemi pasur probleme me rënien e gurëve,” thotë Levent Alniak, shefi i aktikiteteve të krahinës Trabzon. “Për të parandaluar dëmet na është dashur të sigurojmë shkëmbin me alpinistë, me rrjeta e kavo”, shton ai .

Gjatë restaurimeve ne manastir u zbuluan thesare të tjera siç ishte një tunel sekret që çonte në një dhomë të panjohur faljeje dhe një hapje panoramike mbi luginë.

Sipas legjendave Sümela daton prej vitit 386 i themeluar nga priftërinjtë grekë Barnabas e Sophronios. Ata thuhet se u tërhoqën nga vendi prej një vizioni të Virgjëreshës Mari.

Prej atëherë vendi ka mbetur pikë pelegrinazhi për disa shekuj, deri sa nisi zmadhimi e krijimi tij në formën aktuale në shekullin e 13-të.

Perandoria otomane tregoi liri të konsniderueshme fetare ndaj priftërinjve për sa kohë ata ishin besnikë ndaj perandorit, shkruan CNN.

Manastiri gjendet në parkun kombëtar të Altındere, një orë larg me makinë nga qyteti i  Trabzon, në brigjet lindore të Detit të Zi.

Vizitorët mund të organizohen me ture me minibus dhe çmimi i hyrjes është 20 euro ose 60 lira turke.

Ata duhet të veshin këpucë të forta për rrugët e kalldrëmta dhe motin me erë.

FOTO GALERI
2/7
Por megjithë epoka të tëra vandalizmi e neglizhencë, në kohët moderne ai gjeti një ringjallje të mrekullueshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA