Re tymi të zi mbulojnë qytetin portugez prej zjarreve që shkatërrojnë rrethinat (fotot)

16/09/2024 18:43

Tym i trashë e i zymtë kishte mbuluar sot krahinën portugeze të Aveiro ku disa zjarre vijojnë të djegin zonat pyjore.

Zyrtarët  e mbrojtjes civile thanë se disa zjarrfikës janë plagosur teksa përpiqen të kufizojnë zjarret deh rreth 70 banorë janë detyruar të largohen nga banesat.

Disa partnerë evropianë u zotuan sot për ndihmë në mjete zjarrfikëse  për katastrofën në veri të Portugalisë.

Katër shtete iu përgjigjën kërkesës së vendit, i cili zotëron rreth 30 avionë dhe helikopterë që mund të përdoren kundër zjarreve.

“Po mobilizojmë tetë avionë zjarrfikës nga mekanizmi i mbrojtjes civile të bllokut, dhe falenderojnë Francën, Italisë, Greqinë e Spanjën për reagimin e tyre të shpejtë,” thuhej në deklaratën e BE.

Në vend raportohej sot se 2,300 njerëz po luftojnë kundër 26 zjarreve të nisura papritur të shtunën të nxitur nga era.

“Situata është e vështirë por do të jetë një luftë sot dhe nesër”, tha kreu i mbrojtjes civile kombëtare Andre Fernandes.

Të dielën një zjarrfikës tragjikisht vdiq nga ataku kardiak teksa bënte një pushim nga zjarret në jug të qytetit të Porto, njoftonte ministria e brendshme.

Rreth 10,300 toka e pyje janë dëmtuar deri tani nga zjarret, relativisht më pak se vitin që shkoi, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA