“Hetimi i SPAK për Berishën, vetting financiar”, Anila Hoxha: Në dosje janë të përfshirë Genc Ruli dhe Erzen Breçani, por nuk janë të akuzuar

16/09/2024 21:33

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka dhënë fakte tronditëse nga dosja me 499 faqe e SPAK për hetimet mbi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Hoxha, e ftuar në “Top Story”, e quajti këtë dosje si “vetting financiar” ndaj Berishës dhe familjes së tij. Ndër të tjera ajo e vuri theksin te disa persona të përfshirë në dosje, të cilat përmenden se kanë kryer diçka në kundërshtim me ligjin, por nuk janë të akuzuar për atë çështje.

Midis tyre, gazetarja përmend emrin e Erzen Breçanit, Gent Ruli apo Justina Boriçi, apo Ylli Pango.

Anila Hoxha: Më tepër se një hetim penal, SPAK ka kryer një hetim financiar apo një vetting ekonomik ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Përmend çdo deklarim pasuror si ai i Argitës, Berishës dhe anëtarëve të bashkëlidhur me të, mes tyre edhe faturat e udhëtimeve. Ajo që kam kuptuar është se shumë persona kanë kërcënuar shumë ministra që bënë këtë dhe atë, por ndaj atyre nuk ka akuza.

Breçani kishte ndikuar që të uleshin dhe minimizoheshin mjaft konflikte. E thënë në një dosje hetimore, lihet të kuptohet se përmes uniformës së policisë së shtetit, zyrtari ka shërbyer në interesave të tjera. Kjo qëndron në nivelin e një opinioni, të pabazuar në prova.

Ngre pikëpyetje, më le shije jo të mirë se përse duhet të krijohet një boshllëk mes shkallëve.

Faqa nr 8, thuhet se ish ministri i mbrojtjes ushtroi presion te gjeneralët, ushtarakët që të kryej detyra sa më shpejt dhe të ndodhte ‘kjo gjë’ me pronën. Kjo mund të konsiderohet si shpërdorim detyre.

Në kundërshtim me ligjin, thotë SPAK, Genc Ruli miratoi dhe bëri këtë atë, apo Justina Boriçi… hidhen dyshime që ka ndikues dhe ka sjellë përfitime, këtu ka vepër penale.

Kjo dosje më ka kujtuar gjetjet e vettingut, ku deklarohen me detaje shumat financiare. Në aspektin e individëve që përmenden, SPAK e ndërpret zinxhirin. Asnjë nga këta nuk e pranon që unë e dhashë pagesën.

SPAK lë të kuptohet që të gjitha financimet, janë këqyrur të gjitha detajet, janë përmendur personazhet më të rëndësishme.

Kjo dosje është shembulli i parë nëse do të ketë çështje të caktuara nëse hetohen nga SPAK. Në një moment thoshte se si Argita i kishte paguar pushimet prindërve të saj. SPAK sapo ka nisur vettingun financiar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA