Humbin jetën 26 emigrantë/ Përmbyset varka me 80 refugjatë që po shkonin drejt Spanjës

10/09/2024 23:11

Të paktën 26 persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit.

Autoritetet thonë se më shumë se 100 njerëz ishin në bordin e anijes së peshkimit prej druri kur ajo u fundos 4 km pasi ishte nisur.

Deri më tani, katër persona janë shpëtuar dhe përpjekjet e kërkimit janë duke vazhduar.

Anija ishte nisur nga Mbour, rreth 80 km në jug të kryeqytetit Dakar, me destinacion ishujt Kanarie të Spanjës, të cilët janë në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Vitet e fundit, numri i emigrantëve që largohen nga Afrika Perëndimore përmes Senegalit është rritur.

Kryesisht të rinjtë, që ikin nga konflikti, varfëria dhe papunësia, po nisen në rrugën e rrezikshme të Atlantikut për në ishujt spanjollë, me afro 30,000 ardhje të regjistruara këtë vit.

Spanja është një nga vendet evropiane që pranon më shumë emigrantë, dhe rruga e Detit Mesdhe mbetet më e popullarizuara.

Por një numër në rritje i emigrantëve nga Afrika Perëndimore po zgjedhin të udhëtojnë përmes Oqeanit Atlantik për në Ishujt Kanarie.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA