Mbetën të bllokuar në Gjirin e Filikurit, shpëtohen dy turistët nga Maqedonia
09/09/2024 16:54
Dy turistë të cilët kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit, janë shpëtuar nga policia e Himarës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se dy turistë ishin bllokuar në plazhin e Filikurit dhe një prej tyre kishte rrëshqitur dhe kishte marrë dëmtime, organizuan punën për t’u ardhur në ndihmë.
Shtetasja e huaj, e cila kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes, mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.
Top Channel