Sulme të reja në Liban, të paktën 11 të vrarë në bastisjet izraelite në jug të vendit dhe pranë Bejrutit
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU) i njohur si njësiti 29155, duke thënë se ka kryer sulme kibernetike kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Paralajmërimi vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve në Evropë për mundësitë e shtrirjes së hakerëve dhe spiunëve rusë, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, më 2022.
Më herët gjatë vitit, Berlini e ka akuzuar Rusinë për kryerje të disa sulmeve kibernetike kundër Social-Demokratëve në pushtet, si dhe ndaj disa kompanive tjer që merren me logjistikë, mbrojtje, hapësirë ajrore dhe sektorë të teknologjisë informative.
Në paralajmërimin e lëshuar të hënën, agjencia gjermane ka thënë se grupi rus, i njohur si “Ariu i prushit”, ka kryer aktivitete me qëllim të spiunimit dhe sabotazhit, me qëllim të vjedhjes së të dhënave të publikuara.
Njësiti i agjencisë ruse, GRU, është i njohur për përfshirjen e dyshimtë në helmim të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, në Britani, më 2018, sipas agjencisë gjermane.
Top Channel