“Një nga mendjet më të ndritura që kishim”/ Nga Grida Duma te Spartak Ngjela dhe Rajmonda Bulku, miqtë kujtojnë Artur Zhejin në ‘Exclusive’ Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Golem të Shkodrës, pas një konflikti mes tyre.
29-vjeçari Ronaldo Kola është i plagosuri, i cili ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, raporton se autori është Marjo Kroni. Ai është në arrati, pasi u largua nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Top Channel