Ish-sulmuesi sicilian, ndodhet i shtruar në spital, siç konfirmuan burime familjare përmes rrjeteve të tij sociale.
Ende nuk dihet se nga se është shtruar me urgjencë, por gjendja është e stabilizuar.
“Duke pasur parasysh thirrjet e panumërta nga shumë gazeta dhe duke pasur parasysh lajmet e këqija që qarkullojnë, ju informojmë se Totoja jonë e dashur është në gjendje stabile dhe monitorohet nga një ekip mjekësh vazhdimisht natë e ditë. Go Totò”, thuhet në shënimin e familjes.