FOTO/ Nga Koreja e Jugut në Spanjë e Arabi Saudite, futbollistët e Kombëtares përgëzohen nga klubet e tyre për fitoren me Ukrainën

08/09/2024 12:05

Shqipëria arriti një fitore të vyer për Ligën e Kombeve, duke mundur Ukrainën me përmbysje me rezultatin 1-2 në Pragë, e vlefshme për Grupin B1.

Protagonistët e këtij takimi ishin Ardian Ismajli dhe Jasir Asani, teksa një paraqitje e mirë erdhi dhe nga lojtarët e tjerë që u aktivizuan.

Disa prej tyre madje u përgëzuan dhe nga klubet në të cilat ata aktivizohen për këtë fitore të vyer.

Klubi koreano-jugor, Gwangju, ku aktivizohet Jasir Asani, postoi një foto të sulmuesit shqiptar, duke shkruar: “Ka nisur rrugëtimin në ndeshjen kundër Ukrainës me një gol dhe 90 minuta të luajtura. Për Asanin, i cili udhëhoqi skuadrën e tij në fitoren 2-1. Një duartrokitje e madhe për të”.

“Internacionalët! 1-2, 94’ minuta! Urime Marash!”, shkruan Espanyoli, skuadra e re e Kumbullës, teksa përgëzim ka ardhur dhe për Mario Mitajn nga Al-Ittihad në Arabinë Saudite. Nga ana tjetër, klubi i Sparta Pragës postoi vetëm një foto ku tregonte se Qazim Laçi ishte titullar në këtë takim.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA