Një operacion blic u zhvillua njëkohësisht në pesë lande të Gjermanisë me në fokus trafikantët e qenieve njerëzore.
Të akuzuarit besohet se kanë trafikuar që prej vitit të kaluar më shumë se 140 vetë në Gjermani dhe në Europën Perëndimore përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor.
Aksioni kundër kundër kontrabandistëve të dyshuar të njerëzve ka në shenjestër 19 objekte në Turingi, Baden-Ëürttemberg, Schlesëig-Holstein, në Rinin Verior-Vestfali dhe Saksoni-Anhalt. Deri tani, janë zbatuar urdhër-arrestet për tre shtetas sirianë dhe dy irakianë, ndërsa në tërësi, hetimet janë drejtuar ndaj 18 të dyshuarve, nga shoferi deri te niveli organizativ. Dyshohet se furgonat përdoreshin për operacione kontrabande. Personat fillimisht ishin vendosur në një apartament në Jena.
Sipas zëdhënësit, për pagesa është përdorur sistemi i ashtuquajtur “hawala banking”. Në këtë sistem pagesash informale, paratë e gatshme transferohen përmes ndërmjetësve.Hetuesit ranë në gjurmët e bandës pasi disa transportues u ndaluan në rrugën e Ballkanit Perëndimor.
Sipas zëdhënësit të Policisë Federale, këto raste individuale më vonë çuan në të dhëna të mëdha. Në operacionin mbarëkombëtar morën pjesë më shumë se 300 efektivë policie, e është angazhuar edhe njësia speciale GSG 9.
Top Channel