Cristiano Ronaldo i pandalshëm, shënon golin e 900-të në karrierë kundër Kroacisë

05/09/2024 23:53

Gjuajtje, top në rrjetë dhe festë ikonike. Gjithçka normale për Portugalinë që mundi 2-1 Kroacinë në Ligën e Kombeve, sepse shënon gjithmonë Cristiano.

Megjithatë, ky gol është i veçantë dhe vetë Cristiano Ronaldo e di këtë: kampioni luzitanian realizoi golin e 900-të në karrierën e tij dhe arritja e këtij momenti historik me ekipin e tij kombëtar i jep një shije edhe më të ëmbël.

Në moshën 39-vjeçare, Cristiano Ronaldo ka arritur një moment historik në futboll, por duke ditur karakterin dhe profesionistin strikt që ai përfaqëson, objektivi në këtë pikë mund të jetë vetëm shifra me tre zero..

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA