Moment historik për kombëtaren e San Marinos që arriti suksesin e parë në ndeshjet zyrtare duke mposhtur 1-0 Lihtenshtejnin në Ligën e Kombeve.
Skuadra përsëriti të vetmin sukses në historinë e San Marinos, të arritur gjithmonë ndaj Lihtenshtejnit, por në një ndeshje miqësore, 20 vite më parë më 28 prill 2004. Në atë kohë ishte Andy Selva ai që vendosi ndeshjen, kësaj here ishte radha e një lojtari shumë të ri, Niko Sensoli, i lindur në 2005, që luan për Akademinë e San Marinos.
Goli historik erdhi në minutën e 53-të të një ndeshjeje të vështirë, në të cilën Lihtenshtejni, pasi e pësoi golin, u përpoq në çdo mënyrë që të paktën të barazonte. Mbrojtja e San Marinos rezistoi dhe arriti të sjellë në shtëpi një rezultat historik i të cilit do të mbetet në mendjet e tifozëve për një kohë të gjatë.
Top Channel